Të dielën do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht
pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila
konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në
kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar
në listës zgjedhore.

Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona.
Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për
kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja
e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit.