Partia më e madhe e koalicionit qeverisës, PDK’ja, nuk ka ndërruar qëndrim për çështjen e Demarkacionit dhe për këtë ata kanë një qëndrim të qartë.

Kështu ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj. Por, kjo deklaratë e Hoxhajt ndërkohë që është zëvendëskryeministër, tingëllon se partneri i koalicionit ka një mendim krejt të kundërt me kryeministrin, shkruan gazetametro.net.

‘PDK e ka pozicionin e qartë dhe nuk kemi ndryshuar qëndrim’, ka thënë Enver Hoxhaj.
Mirëpo, ai ka shtuar se nuk dëshiron ta paragjykoj punën e Komisionit të ri të emëruar nga Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se puna e këtij Komisioni është më shumë verifikuese.

Hoxhaj ka folur edhe për qëndrimin e Podgoricës zyrtare, të cilët janë të prerë për Demarkacionin, duke thënë se ‘çfarë thuhet në Podrgoricë, është punë e atyre në Podgoricë’.

Ndryshe, çështja e Demarkacionit është tema e cila u bë kyqe në opozitarizmin e Ramush Haradinajt. Kur ai mori udhëheqjen e Qeverisë, puna e parë me të cilën u mor ishte pikërisht kjo. MIrëpo, duket se për ndryshimin e saj, nuk ka përkrahjen e partnerit më të madh./gazetametro.net