Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 219 mijë eurove për shpenzimet e familjeve në rastin “Kumanova”.

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradainaj, tha se do të ndahen 219 mijë euro, për secilën familje të ndahen nga 10 mijë euro.

“Të ndahen nga 10 mijë euro për familjet nga shpenzimet e paparashikuara”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se kanë marr listën e familjeve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që të dihet numrat e xhirollogarive të familje.