Të akuzuarit për rastin e Kumanovës, përveç dënimit me burg, vendim ky që e solli dje Gjykata Penale, duhet që të paguajnë edhe harxhimet që janë bërë gjatë gjykimit të tyre. Shuma që ata duhet t’i paguajnë shtetit për harxhime gjatë seancave gjyqësore është 1 milion e 300 mijë. Njëri ndër avokatët e të akuzuarve për këtë rast, Naser Raufi, thotë se këto harxhime nuk janë aspak të realta dhe i vlerëson si të panevojshme. Ai thotë se harxhimet që i ka konstatuar gjykata kanë të bëjnë me transportin e të akuzuarëve.

“Assesi nuk janë të realta. Janë harxhime të panevojshme sipas meje dhe nuk është dashur as të bëhen këto harxhime. Nuk e di as cili kalkulacion nuk e kemi parë ende. Mendoj se shuma është e rritur për arsye të kerozinit të transportit me helikopter. Por, dhe transporti nuk mund të kushtojë aq. Këtu është e qartë që është në këtë harxhim dhe ai qarkullimi që të gjithëve na bezdisi gjatë gjithë seancave që u zhvilluan. Harxhimi faktikisht është i qarkullimit të helikopterit pas pasur nevoj duke u zhvilluar gjykimi për rastin”, ka deklaruar Naser Raufi, Avokat.

Raufi sqaron se dëmshpërblimi do të kërkohët pasi që të bëhet i plotëfuqishëm ky vendim. Ndërsa, që të bëhet ky aktgjykim i plotëfuqishëm, duhet të kaloj faza e Gjyqit të Apelit dhe faza e ankesës në seancë publikë edhe në Gjykatën Supreme.