Presidenti Gjorge Ivanov, në një intervistë me gazetën britanike “Telegraf”, tha se BE ka lënë derën hapur ndaj kërcënimeve strategjike të Kinës dhe Rusisë për Ballkanin për shkak të dështimit të saj për t’u angazhuar në rajon. Sipas Ivanovit, BE është e mbërthyer në një mënyrë të të menduarit nga shekulli XX dhe grindjet e vogla të brendshme dhe e ka penguar atë të shohë sfidat e këtij shekulli, si migracioni masiv, krimi digjital dhe revanshizmi i Rusisë.

“Deri kohët e fundit nuk kemi parë investime ruse në Maqedoni. Por, Evropa po tërhiqet ose nuk i mban premtimet e veta se Ballkani do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, është sikurse thirrja që BE të vijë dhe të mbushë hapësirën”, paralajmëron Ivanov. /SHENJA/