Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli vendim që t’i propozojë Kuvendit qw për prokuror publik ta emërojë Lubomir Joveskin, anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikë së Maqedonisë.

Qeveria këtë vendim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media përveç në bazë të biografisë profesionale të Lubomir Joveskit e solli edhe në bazë të mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik.

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë zgjidhet për gjashtë vjet, ndërsa zgjedhjen e bëjnë deputetët me shumicë të thjeshtë. Këshilli i Prokurorëve para pak ditwsh dwrgoi mendimin e tij në Qeveri, pwr dy kandidatw. Nw garw pwr kryeprokurorw ishin 23 persona.