“Pas diskutimit të Projektligjit për buxhetin e vitit 2018 dhe diskutimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi e kam parë të rëndësishme që të parashtroj dy amandamente pranë Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Amandamenti i parë ka të bëjë me pagesën e pagës jubilare dhe tre pagave përcjellëse pas pensionimit, sipas Nenit 35 (pika 8 dhe 9 e kontratës kolektive të arsimit të Kosovës, dhe amandamenti I dytë ka të bëjë me buxhetimin e pagesës për personelin profesional, gjegjësisht për psikologë, pedagog dhe asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Duke pasur parasyshë obligimet ligjore dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të marrjes parasyshë të buxhetimit të këtyre dy propozimeve, unë besoj shumë dhe do të loboj për përkrahjen e këtyre amandamenteve. Kostoja nuk është e papërballueshme, kurse rëndësia e jashtëzakonshme.
Për më shumë për amandamentet, koston dhe arsyetimin, në dokumentet e bashkangjitura”, ka shkruar Arbërie Nagavci deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetin e saj social.