Analisti Ramadan Ramadani nëpërmjet një postimi një facebook thotë që ASH duhet të mbetet në qeveri për hirë të Maqedonisë dhe shqiptarëve.

Vijon postimi i plotë:

Aleanca duhet të mbetet në qeveri për hir të Maqedonisë, shqiptarëve dhe vetë qeverisë.

1. Për shkak se Maqedonia ka hyrë në regullimin e raporteve me fqinjët dhe me botën e jashtme si dhe reformave të brendshme dhe një nga nevojat është kohezioni i brendshëm dhe përfaqësim sa më i gjërë i shumicës si lider i këtij procesi.

2. Shqiptarët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces dhe ajo arrihet përmes pjesëmarrjes së Aleancës sepse ata janë vota shqiptare për një përfaqësim të ri politik që është mishëruar në qeverinë e re, zëra të ndryshëm nga ato të BDI-së që gjatë zgjedhjeve parlamentare ishin vetëm një e treta e votave totale shqiptare.

3. Kjo është qeveri e re pas një qeverie regjimi dhe kjo do të ngel e tillë përderisa nuk ka aktorë të rinj në qeveri përveç LSDM-së, përndryshe lulediellët, kambovskët dhe anti-plenumet dhe BDI munden në një moment vendimtar të bashkohen kundër-reformave dhe nga e reja të mbetet vetëm ndonjë fytyrë dhe shkronjë.