Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar përmes Facebook-ut 19-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij,

Thaçi thotë se komandant ‘Kapuçi’ me guximin e tij ishte frymëzim I ushtarëve të UÇK-së në çdo betejë.

“As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.