Dorëheqjet janë bërë të shpeshta në Vetëvendosje dhe tanimë po përfolet në media që edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i cili është aktivist i hershëm i kësaj partie, do të japë dorëheqje, shkruan Gazeta Blic.

Mirëpo nga ana tjetër, zëdhenësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë që nuk ka informacione për një lajm të tillë.

‘Nuk kam informacion’, ishte përgjigja e Hotit.

Partia Vetëvendosje së fundi u përball me një numër të madh dorëheqjesh të aktivistëve nga funksionet e partisë. Shkak për këtë u bë publikimi i mesazheve private të grupit të mbyllyr në “Viber” të disa aktivistëve të kësaj partie.

Vetëvendosje mbrëmë mblodhi kryesinë në takim ku u morën dy vendime: Kërkesa Albulena Haxhiut për t’u rikthyer u aprovua nga Kryesia dhe peticioni i aktivistëve të diasporës./Gazeta Blic/