Është kundërpërgjigjë Ambasada e Rusisë në Maqedoni nëpërmjet një postimi në Twitter, duke thënë se pasojat e dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia do t’i ketë vetë shteti i Maqedonisë.

”Qeveria e Maqedonisë ka dëbuar një diplomat nga Shkupi. Veprim jo-miqësor, rast i pa arsyeshëm që nuk është njohur më herët në marrëdhëniet mes dy shteteve. Përgjegjësi dhe pasoja do të ketë për Maqedoninë për këtë dëbim” thuhet në postimin në Twitter të Ambasadës së Rusisë në Maqedoni.