ERDOGAN DEKLAROHET PAS REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE NË TURQI

Turqia shkoi në zgjedhjet lokale, por që në fakt ishte më shumë një test për popullaritetin e Presidentit Erdogan, i cili u konfirmua fitues në rang vendi.

Ndërkohë, ajo që përbën lajm për mediat botërore është humbja në kryeqytetin e vendit Ankara, ku Mansur Yavas fitoi përballë kandidatit të koalicionit të Erdogan me një diferencë shumë të vogël.

Në fjalën e mbajtur para përkrahësve të partisë se tij Presidenti Erdogan tha:

“Çdo humbje dhe fitore dëshmon vullnetin e popullit tonë dhe duhet ta pranojmë atë si fakt i demokracisë. Duhet të pranojmë se fituam zemrat e njerëzve në këto zgjedhje në shumë qytete dhe pavarësisht se humbën në disa do të sillemi si duhet ”.