Komuna e Aerodromit e vazhdon traditën e dhënies së ndihmës të njëtrajtshme për familjet me fëmijë filloristë.

Kjo është traditë e kësaj komune që nga viti i kaluar. Lartësia e ndihmës për familjen është 3500 denarë (apo 55 euro). Sipas zyrtarëve për arsim në komunë, këto para jepen për gjithë familjet, për të përballuar harxhimet fillestare për ta regjistruar në shkollë, për të përgatitur dokumentet, për të blerë materiale shkollore dhe për harxhime administrative.

Aplikimi duhet të bëhet prej 1 qershor deri më 16 shtator të këtij viti.

Për t’i marr mjetet duhet vërtetim për regjistrim të fëmijës, certifikatë të lindjes, letërnjoftim nga njëri prej prindërve dhe xhirollogari të njërit prej prindërve. Aplikimi mund të bëhet me formularin që mund ta merrni këtu.