Presidenti bullgar, Rumen Radev i dërgoi një mesazh urimi Stevo Pendarovskit, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton “Bgnes”.

Radev i dëshiron atij sukses dhe guximin presidentit të sapozgjedhur, ku siç tha ai, ku Maqedonia e Veriut do të përmbushë detyra të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Radev theksoi se Bullgaria mbetet një përkrahës i vazhdueshëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Marrëveshja për miqësi dhe marrëdhënie fqinjësore të mira dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona hap rrugën drejt arritjes së prioritetit tonë të përbashkët”, thuhet në letrën e presidentit bullgar.

Radev theksoi se Bullgaria pret që lidershipi i Presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm në drejtim të realizimit të angazhimeve në pikat e marrëveshjes, por edhe për ngritjen e frymës së saj në bazë të marrëdhënieve të ardhshme mes dy vendeve.