Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh) në tremujorin e parë të këtij viti ka realizuar 22 për qind nga pagesat për investimet kapitale për këtë vit dhe pritet edhe realizim më i madh i tyre duke pasur parasysh atë që tash fillon sezoni i ndërtimit. Kështu deklaroi drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, ndërsa informoi se në tremujorin e parë të këtij viti, janë realizuar investime prej 48 milionë euro ose për 215.5 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, kur ishin 15.7 milionë euro.

Prej 1 prillit e deri më sot janë realizuar 490.967.824 denarë, për 14.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur realizimi ishte 428.631.931 denarë. Nga fillimi i vitit realizimi i përgjithshëm është 3.951.859.268 denarë, për 120 për qind më shumë në krahasim me të realizuarat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Kitanov, duke potencuar se investimet kapitale të NPRRSH nuk janë pjesë e atyre që realizohen me buxhetin qendror të Qeverisë.

Gjatë dhënies së certifikatës ndërkombëtare për shkëlqyeshmëri në zbatimin e furnizimeve publike të NPRrSh nga Instituti ekspert për furnizim nga Britania e Madhe, Kitanov informoi gjithashtu se në tremujorin e parë të këtij, viti ndërmarrja shënon pagesë të taksës rrugore në vlerë prej 7.7 milionë euro, apo 6.2 për qind më shumë në krahasim me tre mujorin e parë të vitit të kaluar, e cila, potencoi Kitanov, ishte rekorde në pagesën e taksave rrugore. Ai paralajmëroi se së shpejti do të funksionojë pagesa elektronike e taksave rrugore të Korridorit 10. Për 20 ditë pritet që të lëshohet pikëpagesa në Gjevgjeli, ndërsa deri në vjeshtë edhe e asaj në Demir Kapi. Për modernizimin dhe rekonstruktimin e pikëpagesave të Korridorit 8 vendoset softuer i ri dhe kategorizim dhe rinovohen kabinat. Për këtë do të sigurohen para nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe do të publikohet procedurë tenderuese.

Sipas Kitanov, certifikata nga Instituti britanik është tregues për transparencën dhe efikasitetin e punës së ndërmarrjes e cila është bartëse e projekteve më të mëdha kapitale në infrastrukturë. Vitin e kaluar ishin realizuar 94 tenderë për furnizime publike, ndërsa nga fillimi i këtij viti 52, ndërsa njëkohësisht, bëri të ditur Kitanov, aspak nuk ka vonesë në pagesën e firmave./koha.mk/