Kryetari i komunës së Kumanovës që vjen nga radhët e LSDM, Maksim Dimitrievski reagoi pas deklarimit të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe se operimi kirurgjik për ndërrimin e gjinisë do të mbulohet nga arka shtetërore.

Dimitrievski thotë se nuk është kundër lirive dhe të drejtave, por kjo nuk duhet të jetë në llogarinë e secilit prej neve.

“Bëj çfarë të duash me jetën private, nëse do mund të ndryshosh edhe gjini, vendim personal, por jo në llogari të shtetit aq më pak në llogari timen. Të kuptohemi, nuk jam kundër lirive dhe të drejtave, grupeve të margjinalizuara, unë repsketoj të gjithë, por kjo është ofenduese. Në demokraci përfaqësuese ligji është vullneti i shumicës, dhe jo dëshira personale e disa individëve”, shkruan Dimitrievski në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Ministri Filipçe vendimin e sotëm e njoftoi në konferencën e sotme rajonale për të drejtat e LGBTI-së që u mbajt në Shkup, para se të fillojë “Parada e krenarisë” që do të mbahet ditën e shtunë.