Edhe pse u paralajmërua se do të ndodh në fund të muajit korrik 2019, seanca plenare për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet Prokuroria Speciale Publike të kalojë në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, është caktuar për më 27 gusht, pas pushimit vjetor të deputetëve.

Ligji për Prokurori Publike parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Në lidhje me këtë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se nëse dorëzohet të mërkurën propozimi, Ligji mund të miratohet edhe deri në fund të gushtit.

“Jo deri më 15 shtator, edhe në fund të gushtit mund të miratohet nëse sot e marr propozim ligjin. Nëse sot e marr propozim ligjin, më 29-30 korrik thirret seancë në të cilën do të kalojë leximi i parë. Nga ajo, brenda 7 ditësh Ligji duhet të kalojë në lexim të dytë në Komision. Pas kësaj, gjatë periudhës prej 26-30 gusht do të thirr seancë për miratim”, tha Xhaferi.

Ligji do të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, të cilat ende nuk janë siguruar.  Për këtë, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

“bo mbat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

“Në zgjidhjen ligjore qartë është sqaruar se çfarë me përgjimet ilegale, përveç atyre që tashmë janë në gjykatë. Të gjitha të tjera jashtë atyre, do të thotë se do t’i nënshtrohet shkatërrimit, atë e shkruan edhe Kodi Penal, dhe kjo do të vlejë edhe për këto përgjime, sepse aty ka edhe biseda private”, tha Zaevi.