Deputeti i VMRO DPMNE-së, Dragan Cuklev në seancën e sotme në Kuvend tha nëse qëllimi i projektit ‘TVSH-ja ime’ është heqja informalitetit dhe qytetarët të jenë inspektorë në vend të DAP-it, atëherë pyetja kryesore do të ishte se kur e keni profilizuar këtë projekt dhe sa janë arritjet e këtij projekti.

“Pyetja kryesore që duhet të jetë është se sa aparate fiskale të reja janë vendosur në sistem, sa llogari fiskale më shumë ka pas nisjes së këtij projekti. Ju e flisni vetëm pjesën e kthimit të mjeteve tek qytetarët”, tha Cuklev.

Ai potencoi se me këtë projekt më shumë përfitojnë qytetarët e pasur se sa qytetarët e varfër.