Shoqata ekologjike “Eco Guerilla”, nëpërmjet një videoje të shpërndarë sot, ka denoncuar se, në Negotinë kamionët shkarkojnë mbeturina të djegura dhe më pas ngarkojnë dheun.

“Në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit sot banorët kanë denoncuar se kamionët që shihen në video,kanë zbrazur tonelata me mbeturina në një lokacion të fshatit”, thonë nga “Eco Guerilla”.

“Eco Guerilla” u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë të hapin hetime të menjëhershme për të parë se kush ndot mjedisin në këtë zonë të Rajonit të Pollogut.

Ata kanë kujtuar se, “Neni 218 i Kodit Penal të RMV parasheh burg për ndotësit e këtillë”.