02.12.2021, 22:52 CET
Lajme

Maqedoni, punësimi i shqiptarëve në shtet, 19%, Avokati i popullit: Në Gjykatën Supreme asnjë shqiptar i punësuar

Avokati i popullit në raportin e tij për vitin 2018 kritikoi institucionet në vend për mos përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet publike. Ixhet Memeti, para komisionit për sistem politik, tha se në sektorin publik punësimi i shqiptarëve arrin 19%.

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismali, tha se institucionet e shtetit, si presidenca dhe gjykata supreme duhet të reflektojnë dhe se do kërkojë nga kuvendi të marr masa ndëshkuese ndaj institucioneve të cilat nuk respektojnë nenin 8 kushtetues.

Për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nuk janë të kënaqur as nga komuniteti turk.

Në fund komisioni për sistem politik i miratoi me votim unanim raportin e Avokatit të Popullit. Aktet që kanë të bëjnë me lehtësimin e punës së Avokatit të Popullit duhet të miratohen edhe në seancë plenare./TV21/