Maqedoni – Mbrëmë rreth orës 23:15 minuta në Shkup, në rrugën Biglla në afërsi të Qendrës Klinike pas një zënke familjare, djali ther me thikë babain e tij.

Djali i moshës 24 vjeçe disa herë, disa herë e ka goditur me thikë babain 55 vjeçar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ndonëse ka tentuar të kërkojë ndihmë, nuk ka arritur deri tek mjekët pasi nga gjakderdhja e madhe ka ndërruar jetë. Vrasësi është arrestuar. Policia ka siguruar edhe mjetin me të cilin është kryer vrasja.