Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 193 raste të reja me koronavirusin e ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm i infektuarve ka arritur në mbi 13 mijë e 500.

Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ka vdekur edhe një person, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 265.

Gjatë 24 orëve janë testuar rreth tetë mijë persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë testuar më shumë se 374 mijë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë së Serbisë njoftoi më herët se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do të shtohet numri i spitaleve dhe klinikave që do të pranojnë pacientë me koronavirus.