Kryeministri Edi Rama shprehet se shkollat do të hapen në një postim në Facebook.

Ai ka shpërndarë videon e deklaratës së ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu dhe shton sepër këtë çështje vende të ndryshme kanë zgjedhur rrugë të ndryshme.

SHKOLLAT DO TË HAPEN

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama./ Opinion.al