Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit.

Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmi pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi.

Pra, nga nesër në mbrëmje në orën 23.00, do të mbyllet edhe Kapshtica, dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet, si dhe doganat me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejtë vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin, pasi sipas zotit Petsas, situata në vendet e rajonit është alarmante.

Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemioligjike të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë, të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo udhëtar në këtë doganë.

Deri tani numri i të prekurve të evidentuar klinikisht që kanë hyrë në vend nga Shqipëria, është më pak se 5 vetë, por vlerësohet se situata gjatë ditëve më vazhdim mund të përkeqësohet.