Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes BESA do të mblidhet sonte në Shkup, për të diskutuar dhe verifikuar emrat e përfaqësuesve të saj në përbërjen e Qeverisë së re, informon gazeta KOHA.

Ashtu siç ka informuar gazeta KOHA, kjo parti në Qeveri do të jetë e përfaqësuar me një ministër, atë të Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave, dy zëvendës ministra, në Ministrin e Kulturës Sedat Sulejmani, dhe Arsimin, Arafat Shabani, BESA po ashtu do të ketë dhe 30 drejtor.

Burime partiake për KOHA thonë se tanimë ekziston dakortësi brenda partisë që në Qeveri si ministër këtë parti ta përfaqësojë Arjanit Hoxha, sekretar i përgjithshëm i partisë. (koha.mk)