Presidenti Ilir Meta bën përgjegjës qeverinë shqiptare për situatën e rëndë që kualuan qytetarët në pikën kufitare të Kakvijës.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Meta tha se qeveria gjen justifikime dhe e drejton gishtin nga ana tjerër e kufurit.

Ilir Meta: ‘‘Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, Qeveria gjen justifikime duke e drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore që të marrë masat dhe të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë infiormacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që lëvizin jashtë vendit, dhe në mënyrë të veçantë atyre për në Greqi. A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga MEPJ për kuotës e leje kalimit prej 750 vetsh në ditë. Përgjegjësia është vetëm e qeverisë shqiptare”.

Meta: Jam përpjekur për të bashkëpunuar me qeverinë

Ilir Meta: ”Imediate është shëndeti i njerëzve. Është mungesa e përgjegjësisë për të dhënë ndihmesën e duhur për sektorin  e shëndetësisë. Në këtë drejtim, edhe njëherë dua të theksoj se si President i Republikës, kam bërë çdo përpjeke për të bashkëpunuar sa më ngushtë me qeverinë dhe çdo institucion tjetër, që Covid-19 të ketë sa më pak kosto për qytetarët shqiptarë.”