Një rast i pa zakontë ka ndodhur në shtetin e Ganës që gjindet në kontinetin e Afrikës. Në kryeqytetin Accra, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ka ra në pus (bunar) dhe ka humbur jetë një person, transmeton gjurmë.info.

E gjithë kjo situatë ka marr kahje tjetër, kur mjekët e spitalit në Accra kanë manpiluar dhe kanë nxjerrur pozitiv me Covid-19 personin i cili ka ra në bunar dhe ka gjetur vdekjen. Siç raportojnë mediat, rasti në fjalë është paraqitur në policinë lokale, nga familjarët e të ndjerit dhe po kryhen hetime për tragjedinë.

“Nuk e dimë arsyen pse mjekët e kanë cilësuar si vdekje nga Covidi-19 kur ai ka ra në bunar”, është shprehë një familjar i viktimës.

Prokuroria po punon në zbardhjen e rastit.