Ndihmë ndërkombëtare ka filluar të mbërrijë në Liban pasi në dy shpërthime të mëdha të martën në mbrëmje e kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz dhe më shumë se 4,000 janë lënduar. Shpërthimet e shkatërruan portin në kryeqytetin Bejrut dhe shkatërruan lagje të tëra në qytet. Dhjetëra njerëz janë humbur, ndërsa shpëtimtarët po vazhdojnë të punojnë me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Baby Shop Charli
“Situata është apokaliptike, Bejruti asnjëherë nuk ka ditur për një gjë të tillë në historinë e saj”, deklaroi guvernatori i qytetit Maruan Abud i cili qau para kamerave të martën kur e pa se porti është shkatërruar. Kuvajti dje kumtoi për mbërritjen e aeroplanit të tyre në Liban me ndihmë mjekësore.

Ministria ruse e Situatave të Emergjencave publikoi se i pari nga katër aeroplanët e ndihmës ka zbarkuar në Bejrut. Ai u shoqërua nga ekipe shpëtimi, mjekë dhe pajisje mjekësore dhe një spital i lëvizshëm së bashku me 50 shpëtimtarë dhe staf mjekësor. Tre aeroplanët e tjerë rusë do të ofrojnë pajisje laboratorike për testimin e koronavirusit dhe pajisjet mbrojtëse si dhe ndihmë tjetër. Franca dje dërgoi tre aeroplanë me disa ton furnizime mjekësore. Me ta gjithashtu udhëton edhe një ekip nga shërbimet e mbrojtjes civile.

Gjermania ka dërguar 50 specialistë nga Agjencia Federale për ndihmë gjatë katastrofave. Ata u larguan mbrëmë nga Frankfurti me qen të stërvitur dhe 15 ton pajisje për t’i zbuluar njerëzit nën ndërtesat e shembura. Italia dërgoi zjarrfikës – specialistë që i vlerësojnë rreziqet kimike dhe ndërtesat e dëmtuara, ndërsa Holanda – punonjës humanitarë. Ekipet shpëtimtare u dërguan nga Republika Çeke, Greqia dhe Qipro, ndërsa Britania e Madhe premtoi ndihmë prej 5 milion paundë.

Presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi paralajmëroi hapjen e një spitali fushor në kryeqytetin libanez. Ndihmë kanë ofruar edhe SHBA-ja, Turqia dhe Izraeli, Irani dhe shtetet e Gjirit Persik, Tunizia dhe shumë vende të tjera, si dhe Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe.