Janë thelluar dallimet mes LSDM dhe BDI-së për ndarjen e trupave punues në Kuvend. Shkak është Lëvizja Besa nuk heq dorë nga kërkesa për ta udhëhequr Komisionin për Çështje Evropiane, dhe këtë e ka konfirmuar për Zhurnal edhe zëdhënësi i kësaj partie, Elmedin Memishi.

“Do të insistohet deri në fund që ky komision t’i takojë Lëvizjes BESA. Është debat i brendshëm parlamentar dhe shpresojmë që ky insistim do t’i jep rezultatet e duhura”, ka thënë shkurt Memishi.

Ditë më parë mësohet partnerët e koalicionit “Mundemi”, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami kanë zhvilluar bisedë telefonike për të gjetur zgjidhje mbi zhbllokimin e punës në Kuvend. Deri sa të arrihet kompromisi punët në Kuvend do të mbeten pezull.