Kryeinfermierja në Klinikën Infektive në Shkup, Zorica Ljubiçiq Mitiq, dje ka dhënë dorëheqje nga vendi i saj i punës, e këtë gjithashtu e kanë bërë edhe dy motra tjera medicinale nga kjo klinikë, informon Zhurnal.

Arsyeja sipas Zoricës, është degradimi dhe mos respektimi i profilit motër medicinale, por edhe shumë arsye të tjera të cilat nuk ka dashur t’i cekë.

“Arsyet për të braktisur Klinikën pas 28 viteve përkushtim profesional janë të shumtë, por do të cekja vetëm një: Mos respektim dhe degradim të profilit motër medicinale, si një nga mjetet më të rëndësishme në ekipin medicinal”, ka shkruar Ljubiçiq Miçiq në letrën dërguar drejtoreshës së Klinikës Infektive.

Nga kjo klinikë gjithashtu do të ikin edhe Silvana Rogiq dhe Divna Bojçeska, të cilat gjithashtu ishin motra medicinale me përvojë shumëvjeçare në Klinikë, por ata nuk kanë cekur asgjë për shkaqet.

Dorëheqjet e tyre vijnë në kohë kur Klinika Infektive është në krizën më të madhe nga korona virusi. Motrat medicinale tjera konsiderojnë se kjo do të jetë një humbje e madhe për Klinikën por edhe gjithë sistemin shëndetësor.