“Në mbledhjen e sotme, Qeveria solli vendimin për të dëmshpërblyer të gjithe bujqit nga rajoni i Prespës, tokat e të cilëve janë dëmtuar për shkak të vërshimeve , në muajin Maj të vitit 2018.
Dëmshpërblimet do të jenë në vlerë prej 30% nga dëmi I vlerësuar.
Kjo Qeveri po tregon kujdes të veçantë për bujqit.
Vërshimet kanë shkaktuar dëme serioze ndaj prodhimeve bujqësore, prandaj me forcat e perbashkëta do të vazhdojmë t’i mirmbajmë dhe zhvillojmë prodhimet bujqësore, ndërsa bujqit e dinë që kjo Qeveri e posaçërisht ne si ministri gjithmonë do të jemi partnerë te bujqeve”, thuhet në faqen zyrtare të ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha nga Besa.