Mbrëmjen e së martës u zhvillua debati i parë televiziv mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe rivalit të tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden. BBC raporton se ky ka qenë një nga debatet më të ashpra në historinë e e zgjedhjeve amerikane.

Trump dhe Biden debatuan për përballimin e pandemisë së Covid-19, epërsinë e supremacistëve të bardhë në SHBA dhe për ekonominë, gjatë përballjes së parë publike që zgjati 90 minuta.

Kandidati për President, Joe Biden, e quajti Trumpin një “klloun” dhe i tha të “pushonte”. Ndërsa Trump përdori kundër Biden argumentin e përdorimit të drogës nga djali i tij.

Sipas sondazheve, Joe Biden është në epërsi ndaj Presidentit amerikan Donald Trump. Por, pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet amerikane, sondazhet në disa shtete të rëndësishme flasin për një garë të ngushtë mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Sondazhet tregojnë gjithashtu se 1 në 10 amerikanë nuk e ka vendosur se për cilin do të votojë. Por, analistët u shprehën se debati i së martës, i pari nga 3 të tillë, nuk do të bënte shumë ndryshimin në opinionin e të pavendosurve.  /tvklan.al