Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk”, ka dënuar aktin e dhunshëm të pjesëtarëve të policëve kundrejt disa personave të komunitetit Rom, video ku dëshmohet dhuna kundrejt personave civil nga policët u publikua dje në rrjetet sociale, shkruan Portalb.mk.

Zaev shtoi se menjëherë pas zbardhjes së rrethanave, pret që këta police të bartin përgjegjësi të caktuar si dhe dënim të merituar nga ana e institucioneve përkatëse.

“Brutaliteti nga ana e pjesëtarëve të policisë kundër qytetarëve Rom, të cilën e pamë dje në një video në rrjetet sociale, është për dënimin më të ashpër.

Ajo sjellje është e turpshme për vetë policët dhe e meriton dënimin i cili tanimë është duke ndodhur nga qytetarët.

Është për tu përshëndetur që Njësiti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale standarde profesionale të Ministrisë për punë të brendshme e gjeti identitetin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje, dhe pres që sa më shpejtë, pas vërtetimit të rrethanave të pasoje përgjegjësi dhe dënim i caktuar për të gjithë të involvuarit në ngjarjen.

Kemi investuar shumë në ndryshimin e figurës së policëve të mëhershëm dhe nuk do të lejojmë, që raste të tilla të izoluara, të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim të caktuar” shkruan Zaev në “fejsbuk”.