Me rastin e 6 Tetorit – Dita Botërore e Personave me Paralizë Cerebrale, Lidhja Nacionale e Personave me Invaliditet Trupor të Maqedonisë – Mobilitet Maqedoni sot do të mbajë ngjarje për ngritjen e vetëdijes publike për problemet me të cilat përballen këta persona.

Dita Botërore e Personave me Paralizë Cerebrale, siç theksojnë nga Lidhja, është ditë kur ndërmerren aktivitete me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për problemet me të cilat përballen personat me paralizë cerebrale dhe nevojës nga përmirësimi i të drejtave të tyre për jetë të pavarur dhe tërësisht të integruar në shoqëri.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar prani e përfaqësuesve nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Numri i të pranishmëve do të jetë i kufizuar sipas protokolleve për respektimin e masave për mbrojtje nga përhapja e virusit korona.