Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me miratimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ditën e hënë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se dëmtimi i marrëveshjes së 5 qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes”.

Meta shprehet se “muri kriminal i Rilindjes” ngritur ditën e djeshme do të shembet nga tre milionë shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian. Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!”