Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i të prekurve nga koronavirusi Covid-19 ka shkuar në mbi 36 milionë veta, pasi që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe mbi 338 mijë raste të reja, përcjell INA.

 

 

Ndërsa numri i të vdekurëve ka shkuar në mbi 1 milion e 50 mijë veta, pasi që vetëm dje në nivel botëror janë regjistruar 5514 të vdekur.

Vendet më të goditura nga koronavirusi janë Amerika Jugore dhe Veriore me 112 mijë raste dhe 2.785 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, vijon Evropa me mbi 96 mijë raste të reja dhe 944 të vdekur si dhe pason Kontinenti i Azisë me 89 mijë raste të reja dhe 1158 të vdekur.

Në bazë të shteteve prijnë: SHBA, India, Brazili, Rusia, Kolumbia, Spanja, Peru, Argjentina, Meksika, Afrika e Jugut, etj. (INA)