Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Për të disatën herë kryeministri u bën thirrje që të dalin nga greva dhe të ulen në bisedime. Rama thotë se asgjë nuk zgjidhet me presion dhe se qeveria nuk ka shkop magjik.

Rama në twiiter

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Kujtojmë se prej 24 ditësh ditësh, naftëtarët janë në grevë, ku 17 ditë ndenjën burrat, ndërsa sot është dita e 7 që në grevë janë gratë. Ata kërkojnë pagat e pa dhëna të fituara me gjyq.

Edhe pas reagimit të kryeministrit në twitter dje, ato thanë se nuk pranojnë të dalin nga greva pasi siç thonë nuk besojnë në premtime boshe.