Shaqir Fetahu zgjidhet për reis të Bashkësisë Fetare Islame. Me 18 vota pro dhe 3 kundër Fetahu zgjidhet si udhëheqës i këtij institucioni. Ndërkohë tani 7 muaj ka qenë ushtrues detyre i BFI-së.

Më herët, ish-kreu BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratë me shkrim tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit, nëse dikush mendon se ka bërë gabime. Sulejman Rexhepi ka qenë udhëheqësi fetar islam në vend për gati 30 vjet.