Drejtori i hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi nga rradhët e Lëvizjes Besa, sot në zyrat e hekurudhave priti Ambasadorin e sapo të emëruar të Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Hironori Savada.

Në takim u bisedua për mundësinë e bashkpunimit të shtetit tonë dhe Japonisë sa i përket transportit hekurudhor, duke pasur parasysh cilësinë dhe arritjet e Japonisë në këtë sferë.