Në mediat e afërta të opozitës shqiptare, sot një duhanprodhues nga Studeniçani me emrin Riza Memeti, ka hedhur akuza në drejtim të ministrit të bujqësisë, Arjanit Hoxha sa i përket shitjes së duhanit.

Një hulumtim i shkurtër në rrjetë sociale, ka rezultuar se personi në fjalë është aktivist i ASH-AA-së , duke parë edhe foton e profilit në rrjetin social.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë e as sulmi i parë që i bëhet ministrit Hoxha për punën e tij si Ministër i Bujqësisë. Nga takimi i fundit i Hoxhës, problemin me duhanin e zgjodhën bashkarisht, që shitja e tij të jetë trasnparente.