Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale me grumbullimin e orizit nga korrja e këtij viti. U shprehën qëndrimet për çmimin e ulët të blerjes, si dhe u diskutua edhe për problemet tjera shoqëruese me të cilat ballafaqohen prodhuesit e orizit, gjithashtu Ministri, Hoxha ka paralajmëruar edhe një takim tjetër me grumbulluesit, menjëherë pas festave të Vitit të Ri, pas së cilit do të organizohet një takim i përbashkët i të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e grumbullimit të orizit.