Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1530 testime për koronavirus dhe prej tyre 190 kanë rezultuar pozitivë.Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 2.009 persona. Vendi aktualisht ka 12.635 raste aktive me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 88.938 raste, prej të cilëve 73.601 janë rikuperuar, kurse 2.702 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.