Aziz Azizi përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është pergjigjur Kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në lidhje me Transportin Urban.

Teuta Arifi le ta bëj udhëtimin e turpit.

Teuta Arifi le të hyp në njërin autobus dhe ta vizitoj lagjen “Bregu i Diellit”, atje do t’i shohë rrugët me gropa si të ishim në shekullin e XV, kryetarja le ta vizitoj Banjën e Tetovës, le të vizitoj rrugët e Reçicës, mbeturinat e lagjes Teteks 2 ( çataj te Memat), të vizitoj erësirën e lagjes së Studentëve ( ataj mbas UT-së).
Duke udhëtuar të ia ndërpres rrugën qeni endacak, i lutemi kryetares le të bëj një fotografi me atë qenin e madh tek gjyqi.
Pastaj le të futet në “Parkingin nëntokësor” ta vizitojë edhe Kinemanë e Tetovës, të pijnë ujë në një nga çezmat e qytetit,të vendos një bast në bastoret e qytetit,të luaj një rush e kumbulla në njërën nga kazinot e qytetit.
Kryetarja le të viztoj Banorët e Reçices dhe Drenovecit, të vizitoj fashtrat e Malsisë së Tetovës që i kujton vetëm në zgjedhje.
Ta vizitoj Spitalin, të shohë edhe Lumin pas spitalit, le ta shohë edhe Bulevaridin që e premtoj 8 vite resht, të vizitoj dhe ata me kontrate pune që kanë ikur ne Gurbet dhe jane te punesuar ne komunen e Tetoves.
Bashkë me ministrin e Financave le të shohin Borxhin e Komunes, pastaj të fotografohen me Autobusin.
Kryetare pasi ta bëni ketë udhëtim të turpshëm unë do të jem i pari që do të duartrokas për ju.