Themeluesi i Microsoft Bill Gates, me anë të shpërndarjes të fotografisë në “twitter’in” e tij zyrtar, bën publike që ka marrë dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19.

Përtej fotografisë në postimin e tij ai ka theksuar që; “Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”.