Në seancën parlamentare në pyetje deputetësh, deputeti nga rradhët e Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi përmendi problematikën e banorëve të fshatit Llokë, Komuna e Sarajit që këta banorë kanë me urën e tyre që lidhë Llokën me Gjorçe Petrovin. Deputeti i BESËS pyeti Kryeministrin se kur do ndërtohet kjo urë e cila do ndihmonte që këta banorë nga 1h të shkurtohej në 5 min Llokën me Gjorçen e që do krijohej mundësia më e mirrë për turizëm, bashkveprim ndërkomunal etj.

Pas këtij fjalimi, sot deputetin Rexhepi e ka vizituar kreu i këtij fshati ku ka shprehur falenderimet e tërë fshatit për deputetin si dhe shpresoj se ky zë i deputetit e kjo problematikë e fshatit të merrë fund e në fund të triumfojnë më të mirët.