Sot edhe zyrtarisht ndërmarja HRMV – Transport në krye me drejtorin z. Adnan Azizi, nga konkursi publik I shpallur javë më parë bëjnë të ditur që janë pranuar 32 punonjës të rinj.

z. Adnan Azizi në postimin e tij në fejsbuk paralajmëron që për një afat të shkurt kohor ndërmarja HRMV – Transport do ketë nevojë edhe për më shumë fuqi puntore.

Më posht e gjeni edhe postimin e plotë të drejtorit z. Adnan Azizi;

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që pas dy muaj përpjekje, edhe zyrtarisht HRMV – Transport do të ketë edhe 32 punonjës të rinj, të cilët sot nënshkruan kontratat e tyre të punës. Synimi ynë është që në periudhë të shkurtë kohore, këta punëtorë të marrin status të përhershëm të punës.
Përndryshe, plani ynë është që në një të ardhme të afërt në HRMV – Transport të punësohen edhe një numër i madh i punëtorëve, pasi që çdo ditë e më shumë ndërmarrjes sonë i shtohet nevoja për fuqi punëtore.”