Prej disa muajsh në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, koalicioni ASH-AAA, me disa amendamente bllokuan punën e kuvendit, përfshirë këtu edhe pakon e pestë ekonomike, për qytetarët e vendit.

Në deklarimet e tyre kishte shume paqartësi, kreu i Aleancës për Shqiptarët disa herë deklaronte që jane mbi 70 mijë qytetarë pa nënshtetësi, dhe për këtë jemi duke tentuar të sjellim një ligj të ri. Ndërkaq kohëve të fundit, në deklarimet e tyre për numrin e qytetarë pa nënshtetësi, nga 70 mijë, zbriti në 7 mijë.

Fuqia e opozitës shqiptare dhe e këtij koalicioni, u zbeh dhe me këtë edhe insistonin në takim me kryeministrin Zaev.

Koaliconi ASH-AA, pas takimit me kryeministrin Zaev, e lëshoj bajrakun, ku pa asnjë qartësi, thanë se do ti tërheqim të gjitha amendamentet nga kuvendi.

E gjithë kjo situatë u tejkalua me ndërhyrjen e partive politike shqiptare në qeveri, me çka edhe puna e kuvendit tashmë funksionon në kushte normale.