Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, dhe njëherit edhe drejtori gjeneral i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi, ka uruar ditën e shëndetësisë, të gjithë mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke luftuar me një armik të padukshëm, siç është covid-19, thekson Adnan Azizi.

“Bota sot po gjendet para një sfide e cila kap përmasat e vdekshmërisë dhe të dëmeve ekonomike në nivelet e luftës së parë dhe asaj të dytë botërore. Jo rastësisht me të drejtë thuhet se kjo në një çfarë forme duket dhe si “luftë e tretë botërore.

Azizi gjithashtu potencon se :” Ushtarët në vijën e parë të frontit me këtë armik të pamëshirshëm që i ka shpallur luftë njerëzimit në të gjithë globin, padyshim se janë mjekët (posaçërisht infektologët) dhe i gjithë stafi mjekësor. Ata sot në fakt janë arma ynë më e fortë anti kovid që janë vendosur si mburojë për të shpëtuar jetët e të tjerëve në këtë betejë shëndetësore”.

Nuk ka çmim që mund në këto momente kritike ta shpaguaj kontributin e doktorëve në luftën e tyre që po e bëjnë në shërbim të njerëzimit. Ata kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për mbijetesën e të tjerëve dhe ky akt i pashembullt human është për çdo lëvdatë dhe për përulje shumë të sinqertë përballë kontributit që ata sot po e japin intensivisht dhe në çdo kohë.

Sot, në ditën e shëndetësisë dëshiroj të ju shpreh mirënjohje më të thella të gjithë stafit mjekësor duke i inkurajuar njëkohësisht se pa mëdyshje që heronjtë e kësaj periudhe kohore që meritojnë të titullohen janë MJEKËT.