Pesë muaj para zgjedhjeve lokale, kanë nisur akuzat se kush sa ka punuar. Artan Grubi i BDI-së tha se asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim, për shkak të keqmenaxhimit.

“Asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim për arsye për keq menaxhim në këto katër vitet e fundit dhe e shohim kërkesën e përditshme të çdo qytetari të Gostivarit për të bërë ndryshimin e duhur dhe për tu kthyer në rrugën e duhur. E kjo është rruga e prosperitetit, rruga e menaxhimit të komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do i përkushtohet 100 për qind Gostivarit sepse këtë e meriton Gostivari”, theksoi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.