Procesi i numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë është mbyllur dhe Partia Socialiste ka fituar mandatin e tretë, duke siguruar 74 mandate, e ndjekur nga PD me 59 mandate, LSI me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate. Por sikurse u shpreh edhe kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme në fjalën e tij që mbajti mitingun e PS-së, numri i votave të pavlefshme ishte shumë i lartë, rreth 83019 vota të pavlefshme.

Por se si janë ndarë ato sipas qarqeve le t’i shohim më poshtë.

Ajo që vihet është fakti se numrin më të madh të votave të pavlefshme e kryeson qarku më i madh në vend, Tirana 18 442 vota të pavlefshme, e ndjekur më pas nga Elbasani me 9 775 vota të pavlefshme.

Sikurse shihet diferenca mes Tiranës dhe Elbasanit është goxha e lartë, 8 667 vota të pavlefshme.

Ndërkohë i treti në listë është renditur qarku i Fierit me Fier 9 375 vota të pavlefshme. Ndërsa pas tij vijnë:

Durrësi 7 mijë e 808 vota

Korçë 7 mijë e 353 vota

Shkodër 6 mijë e 11 vota

Berat 5 mijë e 292 vota

Lezhë 4 mijë e 946 vota

Vlorë 4 mijë e 730 vota

Dibër 4 mijë e 686 vota

Gjirokastër 2 mijë e 310 vota

Kukësi 2 mijë 188 vota